fbpx

Avokati i Popullit ndërmjetës mes Qeverisë dhe Sindikatës së Arsimit, reagon Nagavci

HomeLajmeKosovë

Avokati i Popullit ndërmjetës mes Qeverisë dhe Sindikatës së Arsimit, reagon Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, deklaroi se Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe e Kulturës (SBASHK), po refuzon bashkëpunimin me Qeverinë, me presidenten dhe me Avokatin e Popullit.

Ajo shkroi në Facebook të dielën se SBASHK-u po e dëshmon “se grevën nga një instrument e ka shndërruar në objektiv për vete”.

“Si e tillë, greva e ka humbur çdo kuptim andaj, si ministre e Arsimit ftoj mësimdhënësit anembanë Kosovës që, nga nesër t’u kthehen shkollave”, shkroi Nagavci.

Ministrja e Arsimit njoftoi se me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe me ministrin e Financave, Hekuran Murati, kanë takuar Avokatin e Popullit, Naim Qelaj, për të biseduar rreth grevës në arsim.

Nagavci, nëpërmjet përgjigjeve për Qelajn, bëri të ditur se Qeveria e Kosovës, në fund të vitit 2022, do ta rivlerësojë situatën e krijuar dhe në akordim me konkluzionet e nxjerra “do të vendoset për periudhën e re të ofrimit të shtesave mbi pagë, nivelin e shtesës dhe kategoritë shoqërore të mbuluara”.

Paraprakisht, Avokati i Popullit ka sugjeruar Qeverinë që pos rishkimit të Pakos Emergjente me SBASHK-un, të zotohet që në 2023-n, ta rrisë pagën në sektorin publik.

x