fbpx

Avokati i Popullit jep lajmin e madh, thotë se nesër me gjasë do arrihet marrëveshja mes qeverisë dhe grevistëve

HomeLajmeKosovë

Avokati i Popullit jep lajmin e madh, thotë se nesër me gjasë do arrihet marrëveshja mes qeverisë dhe grevistëve

Avokati i Popullit, Naim Çelaj, ka thënë që grevistët e arsimit dhe qeveria janë përafruar drejt një marrëveshjeje.

“Në shkresën e fundit që kam marrë nga sindikata unë besoj që po, besoj që është përafruar shumë edhe në këtë pikë, edhe në nuk besoj që më mbesin pika të tilla që nuk lejojnë përafrim të qëndrimit të palëve.

Ajo çka kam kujdes unë sot është të mos ngutem me konstatimet e mia, sepse dua që të jem i kujdesshëm, ta ruaj rolin e ndërmjetësit duke qenë i paanshëm, neutral, dhe duke u dhënë mundësinë vetë palëve për të dalë prej situatës dhe të gjejnë zgjidhje”, ka thënë Çelaj në Info Magazine të Klan Kosovës.

Në procedurat e ndërmjetësimit, kjo është pika më e rëndësishme.

Në momentin kur palët dakordohen dhe japin sinjale, qëndrimet janë përafruar, atëherë unë jam shumë I gatshëm në 24 orë, çdo moment që më ftojnë, të organizoj takim, edhe të provoj t’i përafroj këto çështje”.

x