fbpx

Avokati i njohur: “Apeli mund të pranojë garancinë e Policisë së Kosovës për eprorët e UÇK’së që po mbahen në Hagë”

HomeKosovë

Avokati i njohur: “Apeli mund të pranojë garancinë e Policisë së Kosovës për eprorët e UÇK’së që po mbahen në Hagë”

Avokat i akredituar nga Gjykata Speciale, Taulant Hodaj i ftuar në emisionin Frontal, ka thënë Apeli po shqyrton garancinë që ka ofruar Policia e Kosovës për eprorët e UÇK’së që po mbahen në Hagë.

Ai ka thënë se vetë propozimi i Apelit që Gjykata Themelore të rishikojë këtë garancion, do të thotë se ata e po e shohin këtë propozim si interesant, e që edhe mund të binden nga ai.

“Në përpjekje të mbrojtjes për të bindur gjykatën kanë qenë propozime të ndryshme, garancë e një shteti të tretë, garancë nga shteti i Kosovës. Këto ju kanë dhënë si me rastin e garancionit të shteteve të treta dhe rastin e garancit të Policisë së Kosovës. Këtë rastin e dytë gjyqtari ka vendosë prapë të mos ta miratoj dhe mos të ja fal besimin. Vetë Apeli është që i ka thënë Gjykatës Themelore rishikoje këtë garancion. Logjika duhet të dërgoj në atë drejtim. Sipas mendimit tim, deri tani nuk ka pasur bazë më të mirë se sa kjo. Sepse me vetë faktin që Apeli kërkon sqarime shtesë, do të thotë se ata e shohin si interesant atë propozim dhe tash të shohim a binden apo nuk binden ata”, ka deklaruar ai.

Hodaj ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të jenë të përgatitura dhe të mbrojnë interesin e vendit.

Ndërsa, ai ka thënë se avokatët mbrojtës janë duke bërë kërkesë që të rishikohet paraburgimi i eprorëve të UÇK’së.

“Çdo dy muaj kanë të drejtë të bëjnë rishikimin e paraburgimit dhe janë duke e bërë këtë kërkesë avokatët mbrojtës edhe paraburgimi nuk është vendimtar, është shkalla e parë, pastaj apelohet në shkallën e dytë”, ka shtuar ai.

COMMENTS

x