Kosovë
Avokati Gashi nuk shkon të dëshmoj në Hagë në seancën ndaj Haradinajt dhe Gucatit!
Tomë Gashi nuk ka mundur të dëshmojë sot në seancën gjyqësore ndaj ish-krerëve të OVL-së së UÇK-së Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati në Gjykatën Speciale në Hagë.
Avokatit Gashi iu pamundësua që të jetë i pranishëm në seancën e sotme pas infektimit me COVID-19. Një gjë e tillë u konfirmua nga avokati i Nasim Haradinajt, Toby Cadman.
“Kemi edhe dëshmitarin e dytë, Tomë Gashi. Ai ka dalë pozitiv me COVID-19 dhe për dy javë nuk mund të udhëtojë për shkak të rregulloreve”.
