fbpx

Aurora i thotë kryministrit Kurti: “unë po du me nejtë në shkollë”

HomeLajmeKosovë

Aurora i thotë kryministrit Kurti: “unë po du me nejtë në shkollë”

Kryeministrit Albin Kurti nuk iu përfill kërkesa që mësimdhënësit ta ndalin grevën të hënën. Kryetarët e komunave që udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje u përpoqën ta bënin këtë në Gjilan, Podujevë, Shtime e Kamenicë, por pa sukses.

Në përpjekje për ta ndalur grevën, Kurti ishte sot në shkollën “Enver Maloku” në Podujevë.

Ndërsa një vajzë e vogël qëndronte pranë kryeministrit, Kurti tha:

“Me siguri jeni të gjithë kurreshtar ta dini se çka më tha Aurora. Erdhi edhe më tha në vesh ‘unë po du me nejtë në shkollë’. Kjo ka ardhë në shkollë dhe po do me nejtë në shkollë”.

Më pas, Kurti ua mësimdhënësve një “shembull” nga vetja.

“Edhe unë kur kam qenë fëmijë kam thënë më mirë në shkollë se në shpi. E kur jam rritë, kam thënë më mirë në punë se në shtëpi”, tha Kurti.

x