fbpx

Audi tërhoqi një reklamë të diskutueshme me një vajzë dhe një banane

HomeTech

Audi tërhoqi një reklamë të diskutueshme me një vajzë dhe një banane

Prodhuesi gjerman kërkoi falje për reklamën e cila tregoi që një vajzë e vogël duke ngrënë një banane para një makine me performancë të lartë, e cila menjëherë shkaktoi një ortek kritikash në Twitter.

“Ne e dëgjojmë zërin tuaj, por le të jemi të qartë: Ne kujdesemi për fëmijët”, shkruajtën ata në një Twitter, duke shtuar:

“Ne sinqerisht kërkojmë falje për këtë foto dhe do të sigurohemi që ajo të mos përdoret në të ardhmen”, transmeton Telegrafi.

Kritikët e reklamës theksuan se poza e vajzës ishte “provokuese” dhe kërcënuese për jetën.

Disa vunë në dukje se shoferi nuk mund ta shihte kurrë një fëmijë kaq të vogël që mbështetej në pjesën e përparmë të makinës dhe koka e të cilit nuk zgjat shumë lart mbi makinë. Të tjerë kritikuan sugjerimin seksual të fotografisë, duke treguar simbole të tilla si një banane dhe një makinë e fuqishme në sfond.

Kompania gjermane thotë se ka nisur një hetim se si është publikuar kjo foto.

Reklama e diskutueshme me vajzën është filmuar për të promovuar modelin RS4 Avant të Audi-t. /Telegrafi/

COMMENTS

x