ATK “blindon” ndërtimtarinë për vitin 2026 – Mentor Hyseni paralajmëron valë kontrollesh për të luftuar evazionin

0 minutes, 59 seconds Read

Administrata Tatimore e Kosovës do të ketë fokus të shtuar në sektorin e ndërtimit gjatë këtij viti, për shkak të rëndësisë së këtij sektori në ekonominë e vendit dhe rrezikut për shmangie të mundshme tatimore.

Kështu ka deklaruar Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Mentor Hyseni, në një diskutim në “Përballje Podcast”.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Sipas tij, sektori i ndërtimtarisë është një nga sektorët më të zhvilluar në Kosovë dhe për këtë arsye kërkon edhe vëmendje më të madhe nga institucionet mbikëqyrëse.

“Për këtë vit, sektori i ndërtimit është një prej sektorëve që do të vizitohet më së shumti nga ATK”, tha Hyseni.

Ai theksoi se qëllimi i këtyre kontrolleve është respektimi i ligjit dhe deklarimi i saktë i tatimeve nga bizneset që operojnë në këtë sektor.

Sipas tij, bizneset mund të operojnë pa probleme për aq kohë sa deklarojnë drejt aktivitetin dhe të hyrat e tyre.

“Ti mundesh me punu në Kosovë pa probleme, nëse vendos me deklaru drejt”, tha Hyseni.

Për më shumë ndiqeni “Përballje Podcast” të plotë në

Publikime te ngjashme