Connect with us

Kosovë

Atentat ndaj një shqiptari në Gjermani, 25-vjeçari qëllohet me armë zjarri

Publikuar

me

Një 25-vjeçar shqiptar i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri në Hemshof në Gjermani mbrëmjen e së shtunës.

Sipas raportimeve nga policia gjermane mësohet se ka të bëjë me një tentativë vrasje, ndërsa nuk janë bërë ende të ditura detajet në lidhje me rastin.

Policia e gjeti të riun të plagosur në vendin e ngjarjes dhe më pas u bë dërgimi i tij për në spital ku iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale.

Mediat gjermane rapotortojnë se 25-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se të shtënat me armë kanë ndodhur pas një përleshjeje që kishte ndodhur në një lokal në Dessauer Strasse ku ishte përfshirë edhe i riu shqiptar.

Reklama