fbpx

“Atentat ishte planifikuar edhe ndaj Isa Mustafës”, zbulon ish-këshilltari i tij

HomeLajmeKosovë

“Atentat ishte planifikuar edhe ndaj Isa Mustafës”, zbulon ish-këshilltari i tij

Avokati Besnik Berisha, ish-këshilltar i Isa Mustafës kur ky i fundit ishte kryeministër i vendit, tha se Albin Kurti nuk është i vetmi kryeministër i Kosovës për të cilin dyshohet se ishte planifikuar atentat.

“Kurti nuk është i vetmi kryeministër i Kosovës për të cilin dyshohet se ishte planifikuar atentat ( nëse veç ka qenë e vërtetë kjo). Situate e njëjtë ka qenë edhe me ish Kryeministrin Mustafa”, ka shkruar Berisha.

Avokati thotë se detajet për këtë i dinë edhe organet e sigurisë.

“Detajet i dine organet e sigurisë me te cilat unë si këshilltar i tij kam bashkëpunuar ngushtësisht në hetimin e këtij rasti”, ka shkruar Berisha në Facebook.

A2CNN raportoi sot se në vitin 2021 kishte ekzistuar një plan për vrasjen e kryeministrit Albin Kurti nga një shtetas i Shqipërisë.

x