Atëherë kur nuk ekzistonin ndërhyrjet estetike, ja si dukej Tayna në gjimnaz! (Foto)

HomeMagazina

Atëherë kur nuk ekzistonin ndërhyrjet estetike, ja si dukej Tayna në gjimnaz! (Foto)

Reperja Doruntina Shala e njohur si ‘Tayna’, u bë pjesë e show-bizit rreth tri vite më parë me këngën ‘Columbiana’, e cila sot numëron mbi 65 milionë klikime.

Tayna për një kohë të shkurtër arriti të ketë sukses në skenën muzikore, duke u bërë një ndër këngëtaret më të pëlqyera nga publiku.

Por, nga paraqitja e saj e parë e deri më sot, pamja e Taynës ka ndryshuar shumë.

Kjo pasi ajo shpesh bën “eksperimente” me dukjen e saj, e sidomos me ngjyrën dhe stilin e flokëve.

Në disa fotografi të siguruara nga ‘Express Rozë’ gjatë kohës që reperja ka qenë në gjimnaz, shihet se edhe gjatë asaj kohe ka bërë ndryshime me flokët e saj.

Madje, së fundmi janë publikuar në rrjete sociale, foto të para disa viteve të Taynas, ku shihet qartë ndryshimi i ndodhur.

COMMENTS