fbpx

Ata që e tradhtuan dhe e katandisën Kosovën, kërkojnë ta rrëzojnë Albin Kurtin

HomeKosovë

Ata që e tradhtuan dhe e katandisën Kosovën, kërkojnë ta rrëzojnë Albin Kurtin

Të gjithë e dimë se Albin Kurti dhe Qeveria e tij trashëguan një Kosovë të katandisur politikisht dhe ekonomikisht nga tradhtitë, hajnitë, korrupsioni, pasurimi i jashtëligjshëm dhe nga kapja e tërë institucioneve nga mafia shkatërruese anti kombëtare.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij për 16 muaj sa janë në qeverisje kanë dëshmuar guxim, aftësi dhe vendosmëri në luftimin e korrupsionit, hajnisë dhe pasurimit të jashtëligjshëm.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij, është duke punuar me vullnet dhe përkushtim për reforminin e drejtësisë, të prokurorisë dhe të gjyqësisë, duke përgatitur edhe vetingun, për t’i çliruar këto institucione të rëndësishme nga seksertët mafiozë të vendosur nga qeveritë e mëparshme.

PDK-ja që pati si ndryshim vetëm zgjedhjen e kryetarit të saj Memli Krasniqi, nuk mund të quhet opozitë konstruktive dhe dashamirëse e Kosovës.

PDK-ja doemos duhej të reformohej, duke u distancuar nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, që akuzohen për vepra të rënda penale në Gjykatën Speciale në Hagë.

PDK-ja doemos duhej të distancohej dhe t’i largojë nga radhët e saj anëtarët si soji i tradhtares Vlora Çitaku, apo t’i shporrë ujqit e vjetër si Xhavit Haliti, Enver Hoxhaj, Ramë Buja dhe shumë të tjerë si këta, të cilët jetojnë me ëndrra, duke shpresuar e gënjyer veten dhe popullin se gjoja do të rikthehen Hashim Thaçi e Kadri Veseli ta udhëheqin Kosovën, gjë që nuk do të ndodhën më kurrën e kurrës.

LDK-ja që pati si ndryshim vetëm zgjedhjen e kryetarit të saj Lumir Abdixhiku, nuk mund të quhet opozitë konstruktive dhe dashamirëse e Kosovës.

LDK-ja gjithashtu duhej domosdo të reformohej, duke u distancuar nga Isa Mustafa, i cili e fshiu tërësisht frymën rugoviane në LDK, i cili për qëllimet e tij karrieriste bëri koalicion me PDK-në dhe Hashim Thaçin, duke i anashkaluar dhe duke mos u angazhuar fare për zbardhjen e fatit të qindra aktivistëve të LDK-së, të vrarë nga dora e zezë kriminale pas shpine si kundërshtarë politikë për pushtet.

Isa Mustafa në cilësinë e Kryeministrit të Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, e nënshkruajti Marrëveshjen për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë tejet të dëmshme për Kosovën.

Isa Mustafa akuzohet edhe për korrupsion, por përkundër tërë këtyre fakteve LDK-ja e zgjodhi kryetar nderi të saj, sa turp i madh.

LDK-ja duhej të distancohej dhe t’a pastrojë nga radhët e saj edhe nga dështakët Skendër Hyseni, Avdullah Hoti, Agim Veliu, bashkëpunëtorë të pro serbit Richard Grenell, si edhe nga Lutfi Haziri e të ngjashëm si si këta.

AAK-ja nuk mund të quhet opozitë konstruktive dhe dashamirëse e Kosovës, pasi në këtë parti nuk pati asnjë ndryshim.

AAK-ja domosdo duhej të reformohej duke u distancuar nga kryetari i saj Ramush Haradinaj, i cili tashmë një kohë të gjatë akuzohet për korrupsion, hajni dhe për pasurim të jashtëligjshëm, duke u bërë milioner i pas luftës në Kosovë.

Ramush Haradinaj akuzohet edhe për faktin se në kohën kur ishte Kryeministër i Kosovës, ia fali Malit të Zi 8 mijë e 200 hektarë bjeshkë të Kosovës.

Ramush Haradinaj akuzohet edhe si pjesëmarrës në fryerjen e listës së veteranëve të rrejshëm të Kosovës.

Ramush Haradinaj është kritikues dhe kërkues në vazhdimësi që Kryeministri Albin Kurti të japë dorëheqje, por të gjithë e kuptojnë se Ramush Haradinajn e kapluar frika se pas reformës në drejtësi, prokurori dhe gjyqësi, me siguri do të dalë para ligjit për keqpërdorimet dhe keqqeverisjen e tij.

Ramush Haradinaj me tërë këto akuza mbi shpinë tani po planifikon duke e imituar Sali Berishën e Shqipërisë, të organizojë nga fillimi i muajit shtator 2022 takime me qytetarët për ta kritikuar dhe rrëzur Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij.

NGA: REXHEP TORTE

x