fbpx

Asteroidi që do godasë tokën dhe do zhdukë njerëzimin

HomeShkencë

Asteroidi që do godasë tokën dhe do zhdukë njerëzimin

Toka është “në një rrezik të lartë” nga goditja e ndonjë asteroidi aq të madh sa të shkatërrojë njerëzimin.

Ky është paralajmërimi i bërë nga “European Space Agency” që ka tmerruar botën

“Herët a vonë do të ndodhë… një impakt i madh apo i vogël”, paralajmëron Rolf Densing, kreu i ESOC në Damrstadt të Gjermanisë.

Ai thotë se “rreziku që toka të pësojë një ditë një goditje shkatërruese, është shumë i lartë”, megjithatë kjo mund të mos ndodhë gjatë jetës sonë.

Ekspertët e hapësirës thonë se speciet tona “nuk janë gati të mbrojnë veten”, kundër një objekti që godet Tokën. “Ne nuk kemi masa aktive për mbrojtjen planetare”, shtoi ai.

Shkencëtarët kanë menduar disa ide se si mund të mbrojmë planetin ndaj asteroidëve, që nga shpërthimet bërthamore, avullimi me rreze lazer apo edhe të bllokuara nga një ‘traktor hapësinor”, por së pari duhet të shquajmë rrezikun./Lajmi.net

COMMENTS

x