fbpx

Artan Hoxha bën deklaratën e fortë për “telenovelën” me Ervis Martinaj: “Institucionet të përfshira në ngjarje, ai u dorëzua te persona…”

HomeLajmeShqiperi

Artan Hoxha bën deklaratën e fortë për “telenovelën” me Ervis Martinaj: “Institucionet të përfshira në ngjarje, ai u dorëzua te persona…”

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka folur sërish mbi misterin që ka rrethuar “telenovelën” Ervis Martinaj.

Hoxha duke folur në “Opinion” tha se në ngjarjen e Ervis Martinajt janë të përfshira edhe institucionet.

Ndërkohë Hoxha ka rrëfyer më herët në Abc se si u dorëzua Ervis Martinaj tek persona të veshur me uniforma të forcave speciale.

Pjesë nga diskutimi:

Fevziu: Në çfarë përfundimi ke arritur?

Hoxha: Unë nuk jam i prirur t’i besoj institucioneve të cilat janë të përfshira dhe nuk mund të fshihen. Që institucionet janë të përfshira është që në ditën e parë kur një drejtues i Policisë së Shtetit ka kërkuar të bisedojë me familjarët, por të ketë dhe mediat me vete.

Jemi në kushtet e rrëmbimit, dhe ka bërë çfarë ka bërë ai e dënon gjykata. Besimi i familjarëve tek institucionet janë zero. Kamerat i kanë gjetur familjarët, asnjë nuk ka gjetur policia. Ata e kanë ngritur dhe shqetësimin.

Ka një itinerar, në datën 1 gusht ne jemi takur bashkë ne rivierë, unë në Borsh, ti në Plasës ai ka qenë në Dhërmi. Nga data 1 deri në datën 5 ai ka qenë në Dhërmi ka bërë plazh. Në datën 5 mbasdite është shfaqur tek hotel Adriatiku në Durrës. Ditën e shtunë e ka marrë shoferi ka shkuar në Ring Center pastaj në një lokal përballë QTU-së. Sa i rëndësishëm ëhstë e tregon numdi i të vrarëve.

Ai nuk ka lëvizur me eskortë. Deri në datën 9 ditë e martë ai ka patur kontakt. Martinaj kishte një lement të veçantë, oprari më i gjatë që rrinte pa komunikuar me familjen ishte çdo dy orë.

Ai kishte një celular që ishte shumë i vështirë për tu përgjuar, plus që ai vjen nga një familje, babai dhe nëna kanë mbaruar për ekonomi financë, vetë Ervisi ka bërë 2 vjet në Itali po për të njëjtën degë, dhe dy vitet e tjera i ka bërë në Universitetin e Tiranës.

Pse unë ngulmoj ke kjo pjesë e ngjarjes? Unë kam shkuar të takoj njerëzit e tij pasi kam folur publikisht., Pasi kam folur kam parë me sytë e mi komunikimiet, i ka patur një komunikim permanent. Në orën 17:00 të ditës së martë ai është interesuar për një luan dhe është interesuar që a ka shkuar njeri për ta ushqyer. Komunikimi i fundit ka qenë me babain e Brilantit në orën 19:03.

Thonë që ai fshihej në një kullë, në fakt ai hidhte valle nëpër Tiranë sepse kishte informacion dhe përfitonte se askush nuk e njihte..

Martinaj ka dërguar dy SMS më datë 9 gusht, ku SMS i parë lidhet me ushqimin e këlyshit të tigrit që ai ka në shtëpi. Pastaj u dërgua edhe një SMS tjetër ku pyeste për familjarët. Pastaj nuk ka më gjurmë të tij.

x