Këngëtarja e njohur shqiptare, Arta Bajrami, është shumë e pëlqyer nga publiku për këngët e saj të shumta.
Ajo është mjaft aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.
Ndryshe nga herët e tjera, Arta së fundmi ka publikuar për fansat një fotografi kur sapo është zgjuar nga gjumi.
https://www.instagram.com/p/CDXCgWNDxr3/?utm_source=ig_web_copy_link
Ajo ka pozuar pa makijazh, duke dashur t’u tregojë fansave dukjen e saj natyrale.
“Kështu e çaraveshur pa grim me mëngjes sot, hajt se s’është interesant veç me grim”, shkroi këngëtarja Bajrami në InstaStory.
Foto: Arta Bajrami/InstaStory
Ndërkohë, komplimentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve janë shprehur se ajo duket bukur edhe pa makijazh.
Projekti muzikor i fundit i Artës mbetet balada “Pse mu” në bashkëpunimin me vëllain e saj, Don Arbas, që është pritur mirë nga publiku. /Telegrafi/
COMMENTS