fbpx

Arrestohet shtetasi i huaj që vidhte bankat me 27 kartela bankare të klonuara!

HomeLajmeKosovë

Arrestohet shtetasi i huaj që vidhte bankat me 27 kartela bankare të klonuara!

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një shtetas të huaj, pasi i njëjti dyshohet se ka tërhequr para kundërligjshëm nga bankomatet në Kosovë.

Sipas policisë, të njëjtit i j janë sekuestruar një telefon, një SIM kartel, para të gatshme 1200 euro, 387.02 funta angleze dhe 27 kartela të ndryshme bankare, që dyshohen se janë klonuar.

Me vendim të Prokurorit i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe sipas rekomandimeve do të ndërmerren veprimet e mëtejme sipas proceduarve ligjore.

Komunikata e plotë:

Më datë 03.09.2022, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar e Policisë së Kosovës, konkretisht Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, është njoftuar nga njësiti patrullues i stacionit policor Jugu në Prishtinë, lidhur me ndalimin e një personi të dyshuar për keqpërdorim të kartelave bankare

Dyshohet se i njëjti me kartela të klonuara ka tentuar ose ka tërhequr para nga bankomatët e bankave të ndryshme në Kosovë.

Në cilësi të provave dëshmive materiale janë sekuestruar.

– Një telefon celular;

– Një SIM kartel;

– Para të gatshme 1200 euro;

– Rreth 387.02 Funta Anglez;

– 27 kartela të ndryshme bankare, të dyshuara të klonuara.

Sipas detyrës zyrtare gjatë gjithë procesit ka qenë prezent avokati mbrojtës. Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit.

Me vendim të Prokurorit i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe sipas rekomandimeve do të ndërmerren veprimet e mëtejme sipas proceduarve ligjore.

x