Arrestohet nëna mitrovicase e cila e keqtrajtoi fëmijën për më shumë se 1 vit e gjysmë

HomeLajmeKosovë

Arrestohet nëna mitrovicase e cila e keqtrajtoi fëmijën për më shumë se 1 vit e gjysmë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën në mesditë, është arrestuar një grua në Mitrovicë.

Në raportin e policisë thuhet se nëna dyshohet se e ka keqtrajtuar fëmijën e saj, i cili ka një vit e gjysmë, përcjell Ballkani.info.

“KEQTRAJTIM APO BRAKTISJE E FËMIJËS/ Rr. Artim Jashari 25.06.2022-11:53. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta është takuar duke e keqtrajtuar fëmijën e saj një vit e gjashtë muaj. Fëmija iu është dhënë në përkujdesje nënës së të dyshuarës”, thuhet në raport.

Sipas policisë e dyshuara, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje, derisa ndaj saj është iniciuar rasti “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”./Ballkani.info

COMMENTS

x