fbpx

Arrestohet dy djemtë e ish deputetit të LDK-së, njëri asambleist në komunë

HomeLajmeKosovë

Arrestohet dy djemtë e ish deputetit të LDK-së, njëri asambleist në komunë

Dy djemtë e ish-deputetit të LDK-së, Xhavit Ukaj në Prizren janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Prizren, nën dyshimet se janë përfshirë në një rrahje, në fshatin Serbicë e Ulët.

Ish-kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës nga Prizreni, Florent Ukaj, tashmë asamblist në komunën e Prizrenit është arrestuar gjatë ditës së djeshme bashkë me vëllain e tij, Fatonin, nën dyshimet se janë përfshirë në një rrahje, në fshatin Serbicë e Ulët.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se dy Florenti dhe Fatoni, djemtë e ish-deputetit, Xhavit Ukaj, janë ndaluar pasi dyshohen për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Kanosje”.

Rrahja ka ndodhur gjatë një ndeshje të futbollit në këtë fshat, ku përveç vëllezërve Ukaj, në rast është i përfshirë edhe një person tjetër, po ashtu nga familja Ukaj.

Për motive ende të panjohura, ata dyshohet se janë rrahur me dy persona të tjerë, të cilëve iu kanë shkaktuar lëndime trupore, si pasojë e sulmit fizik. Në vendin e ngjarjes ka intervenuar edhe Policia e Kosovës, ku pasi njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, teksa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

x