fbpx

Arrestohet 46-vjeçari i kërkuar në Ferizaj, dërgohet në vuajtje të dënimit

HomeLajmeKosovë

Arrestohet 46-vjeçari i kërkuar në Ferizaj, dërgohet në vuajtje të dënimit

Policia në Ferizaj ka njoftuar se dje rreth orës 10:00 ka arrestuar një 46-vjeçar me inicialet S.G.

Ai ishte në kërkim për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose hqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë mbrojtëse në vendin e punës”, me dënim burgimi prej 180 ditëve.

Pas kompletimit të dokumentacionit, 46-vjeçari është dërguar në vuajtje të dënimit.

Komunikata e plotë:

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, dje në orën 10:00 në fshatin Dardani të Ferizajt kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet S.G (M/K) i moshës 46 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë mbrojtëse në vendin e punës ’’  me dënim burgimi prej njëqindë e tetëdhjetë ( 180) ditëve.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt,  do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

x