fbpx

Arrestohen shefi, tekniku dhe laboranti i Laboratorit në QMF 1 në Vushtrri, kjo është arsyeja

HomeLajmeKosovë

Arrestohen shefi, tekniku dhe laboranti i Laboratorit në QMF 1 në Vushtrri, kjo është arsyeja

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar B.B., shef i Laboratorit në Qendrën e Mjekësisë Familjare 1 në Vushtrri, S.B., kryeteknik i Laboratorit dhe V.T. laborant i Laboratorit në këtë QMF, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi nga policia, ku thuhet se arrestimi i të dyshuarve u bë nga hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (NJRHKEK) Mitrovicë Jug.

Lidhur me këtë rast, thuhet se janë zhvilluar hetime disamujore, duke aplikuar edhe masat e fshehta të hetimit sipas urdhëresës se Gjykatës Themelore të Mitrovicës në koordinim të vazhdueshëm me prokurorin e rastit dhe të asistuar nga Inspektorët e Shëndetësisë të Ministrisë së Shëndetësisë, sot (e mërkure), kanë inspektuar laboratorin e analizave në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Vushtrri

“Gjatë inspektimit janë konfiskuar libra të protokollit dhe raporte mjekësore për të cilat dyshohet se laboranti V.T., (viti i lindjes 1959, mashkull kosovar) në bashkë-kryerje me kryeteknikun e këtij laboratori S.B., (viti i lindjes 1968, mashkull kosovar) kanë shënuar vlera pa i ekzaminuar fare sipas procedurës mjekësore (centrifugim dhe ekzaminim mikroskopik) dhe duke i paraqitur ashtu si kanë dashur në raportet mjekësore të pacienteve, duke filluar nga data 01.04.2022 e deri me datën 31.05.2022”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se duke u bazuar në dëshmitë e siguruara përmes masave të fshehta dhe dëshmive të konfiskuara në laboratorin e në QMF në Vushtrri është siguruar dyshimi i arsyeshëm se të dyshuarit: B.B, S.B dhe V.T, kanë kryer veprën penale ‘keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Tre të dyshuarit, janë shoqëruar për tu intervistuar në prezencë të avokateve mbrojtës dhe në konsultë me Prokurorin kompetent të rastit të PTH-së në Mitrovicë, të lartë cekurve ju caktohet masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet tutje.

COMMENTS

x