Arrestohen pesë persona në Prizren, dyshohet se u morën me prostitucion

0 minutes, 29 seconds Read

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona në Prizren, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale “Marrje me prostitucion”.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, thuhet se të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.Reklama

“Pas një pune operativo – hetimore me datën 17.01.2023 janë arrestuar dhe intervistuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak të dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e veprës së lartcekur.

Pas intervistimit personat e dyshuar me vendim të Gjykatës Themelore janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.

Publikime te ngjashme