fbpx

Arrestohen 11 persona në Shqipëri për vepra të ndryshme penale

HomeLajmeShqiperi

Arrestohen 11 persona në Shqipëri për vepra të ndryshme penale

11 persona janë vënë në pranga në Tiranë, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Kështu kanë bërë të ditur nga Policia e Shtetit.

Në njoftim po ashtu bëhet e ditur se të arrestuarit janë nga mosha 27 deri 58 vjeç.

Lexoni më poshtë njoftimin e plotë të policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin E. A., 38 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Vihen në pranga 11 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin E. A., 38 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin E. D., 45 vjeç, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.Reklama

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. Th., 56 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës dhe kunatës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin B. A., 52 vjeç, pasi ka goditur me grusht shtetasin T. B., si dhe i ka marrë atij një bagëti.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit:

– A. Xh., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes;

– D. Ç., 33 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”. Gjithashtu, ky shtetas dyshohet se i ka vjedhur disa sende personale shtetasit F. O.;Reklama

– D. C., 27 vjeç, pasi ka përndjekur dhe shantazhuar një shtetase.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vorë arrestuan shtetasin D. P., 58 vjeç, pasi kishte krijuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– Xh. D., 47 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;

– A. S., 43 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, në fshatin Brarë, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. K. Si pasojë është dëmtuar një 12-vjeçar, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

– A. B., 34 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasve L. L., 34 vjeç dhe M. C., 26 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta shtetasin E. D., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.