Arnautovic kërkon i kërkon falje falje shqiptarve në gjuhën shqipe”Më falni, nuk jam racist! (foto)

HomeSportSporti vendor

Arnautovic kërkon i kërkon falje falje shqiptarve në gjuhën shqipe”Më falni, nuk jam racist! (foto)

Sulmu.esi i Austrisë, Marko Arnautovic ka kërkuar falje për fjalorin e përdorur pas shënimit të golit kundër Maqedonisë së Veriut.

Futbollisti me prejardhje serbe është ak.u.zuar se ka sharë me nënë futbollistin shqiptar Egzon Bejtullai.

Arnautovic i reagoi Bejtulahit pasi shënoi duke e sharë “Ta q**sha nënën shiptar”, duke e përdorur termin fy.es dhe rac.ist të serbëve ndaj shqiptarëve.

Por derisa e pranoi se gjakrat ishin nxehur dukshëm, 32-vjeçari e mohon të ketë përdorur çfarëdo shprehje raciste ndaj kundërshtarëve.

Në një reagim në Instagram, Arnautovic shkroi: “Kishte fjalë të nxehta dje për shkak të emocioneve të ndeshje, për të cilat dëshiroj të kërkoj FALJE – veçanërisht miqve të mi nga Maqedonia e Veriut dhe nga Shqipëria.

Dëshiroj ta them një gjë shumë qartë: UNË NUK JAM RAClST! Unë kam miq gati nga çdo vend dhe jam e mbështes diversitetin. Kushdo që më njeh mua është i vetëdijshëm për këtë. Më falni”.

Katër futbollistë shqiptarë luajtën titullarë për Maqedoninë e Veriut në ndeshjen e saj debutuese në një turne të madh. Arijan Ademi, Visar Musliu, Ezgjan Alioski dhe Enis Bardhi ishin, ndërsa Ferhan Hasani dhe Egzon Bejtulahi u lanë në stol./IndeksOnline

COMMENTS