fbpx

Arifi: Reciprociteti në targa zbatohet, nxënësit në Luginë obligohen ta këndojnë himnin serb

HomeLajmeRajoni

Arifi: Reciprociteti në targa zbatohet, nxënësit në Luginë obligohen ta këndojnë himnin serb

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, sheh hipokrizi në përpjekjen e Qeverisë së Kosovës për të vendosur reciprocitet me Serbinë.

Arifi sot ka publikuar një fotografi duke vënë ngjitësin mbi stemën e Serbisë në kufi, duke kujtuar se nxënësit shqiptarë në Luginën e Preshevës obligohen që në ditën e parë të shkollës ta këndojnë himnin serb.

“Reciprociteti me targat në zbatim, ndërkohë nxënësit shqiptarë në Luginë të Preshevës, në ditën e parë të shkollës, obligohen të intonojnë himnin kombëtar të Serbisë “Bože Pravde”!”, ka shkruar Arifi.

x