Lajme
Arben Vitia: E rëndë situata me Covid, do të jetë e nevojshme edhe doza e tretë e vaksinës
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se situata me Covid 19 është e rëndë, pavarësisht rënies së rasteve.
Në konferencën për medie, pas mbledhjes së qeverisë, Vitia tha se kanë hartuar planin për ngritjen e kapaciteteve për spitalet fushore.
“Bazuar në ditët e fundit besojmë se kjo nuk do të jetë e nevojshme. Ne kemi përfunduar edhe rekrutimin e personelit shëndetësor”, tha ai.
Krahas kësaj, ministri i Shëndetësisë bëri thirrje për vaksinim.
“Në stoqet tona kemi mbi 600 mijë vaksinave të sigurta, prandaj qytetarët duhet të vaksinohen”, tha ai.
E në bazë të analizave të IKShPK-së, Vitia thotë se do të jetë e nevojshme vaksina e tretë për cka kanë filluar edhe negocimin për blerjen e 1 milion vaksinave të tjera.
