Kosovë
Arben Vitia e Haxhi Avdyli mbajnë takim 3 orë së bashku
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Avdyli ka thënë se ka mbajtur një takim tre orësh me ministrin Arben Vitia dhe kryetaren e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Mulhaxha – Kollçaku.
Avdyli përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se “është optimist për përballjen me pandeminë”.
Vlen të përmendet se Avdyli pritet të emërohet ministër i Shëndetësisë, pasi Vitia të kandidojë për kryetar të Prishtinës.
Postimi i plotë:
Në takimin e mbrëmjes së sotshme me Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia , bashkë me Kryetaren e komisionit Fatmire Mulhaxha Kollçaku , trajtuam ecurinë e deritashme situatës shëndetësore në vend. Nga sqarimet gati 3 orë nga Ministri jam më optimist në përballimin e gjendjes së rënduar me pandeminë.
Situata aktuale fletë se :
1.Vaksina do ketë mjaftueshëm e në vazhdimësi për një vaksinim masiv deri 60% e më shumë.
2. Spitalet edhe pse të ngarkuar si asnjëherë, po përballojnë këtë fluks. Ska pacient që nuk po merr trajtimin e duhur.
3. Furnizimi me Oksigjen shumë më i mirë, me oksigjenim qendror me cisterna e metoda tjera.
4. Furnizimi me barna shumë i përmirësuar. Dyfishim i buxhetit për barna.
4. Mobilizim dhe angazhim i stafit të ri infermieror e mjekë, deri në mbi 1000 e më shumë.
5. Menaxhmenti në klinika e mjekët të mobilizuar që të përballohet situata e rënduar.
6 . Kemi një ministër që ka njohuri të thella rreth situatës, e që është i impenjuar 24 orë, bashkë me stafin e MSh për përballimin e kësaj gjendje të renduar.
7. Kemi një qeveri që tërë resurset e shtetit ka vendosur në shërbim të përballimit të statusit të keqësuar shëndetësor të popullatës.
-Mangësitë që u identifikuan mbesin në mos paralajmërimin e hershëm nga IKSHPK, punën më të madhe të institutit në prevenim, hartim e studim të situatës epidemiologjike dhe angazhim të tyre me të madh në sqarime , informim e edukim të qytetarëve nga ana eksperteve të shendetit publik. Poashtu kërkohet angazhim më të madh të inspektoratave për përcjelljen të respektimit të masave anti kovid nga ana qytetarëve.
