fbpx

Anxhelina shfaqet shumë joshëse me bikini, Albërije Hadërgjonaj ka dy fjalë për të bijën (FOTO)

HomeMagazina

Anxhelina shfaqet shumë joshëse me bikini, Albërije Hadërgjonaj ka dy fjalë për të bijën (FOTO)

Edhe pse ka disa vite që është larguar nga tregu muzikor, Anxhelina Hadërgjonaj, ka tërhequr gjithmonë vëmendjen me paraqitjen e saj.

Ajo ka vendosur që të qëndrojë pranë fansave të shumtë duke postuar foto apo video të ndryshme nga përditshmëria në rrjetet sociale.

Ndërkohë përmes postimeve në “Instagram”, ajo ka zbuluar se ka shijuar pjesën më të madhe të verës në Shqipëri, ku ka postuar edhe momente të veçanta nga vendet bregdetare.

Por së fundmi, këngëtarja ndodhet me pushime në Turqi dhe nga aty ka ndarë me fansat poza shumë seksi dhe provokuese me bikini.

E sigurisht që nuk mungojnë as komentet e shumta të fansave, miqve dhe të afërmve të saj, të cilët i thonë fjalë të bukura për format elegante trupore.

Po në sy bie komenti i mamasë së saj, Albërije Hadërgjonajt. Kjo e fundit i shkruan: “Na hutove gocë”.

COMMENTS