Antikorrupsioni: Rasti Ahmetxhekaj e Halili po hetohet nga Prokuroria Speciale, dyshohen se dëmtuan buxhetin e RTK-së rreth 21 mijë Euro

HomeLajmeKosovë

Antikorrupsioni: Rasti Ahmetxhekaj e Halili po hetohet nga Prokuroria Speciale, dyshohen se dëmtuan buxhetin e RTK-së rreth 21 mijë Euro

Sindikata e Pavarur e RTK, sot përmes një reagimi kanë deklaruar se Agjencia Kundër Korrupsion i ka dhënë të drejt sindikatës në rastin me drejtorin e RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj dhe zëvendësdrejtortin, Arsim Halili.

Rasti tanimë është duke u hetuar nga Njësia e Veçantë e Hetimeve sipas autorizimit të Prokurorisë Speciale.

Ahmetxhekaj sipas SPRTK, në janar të këtij viti kishte dëmtuar buxhetin e RTK-së në vlerë prej 21 mijë euro duke e favorizuar Halilin.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e sindikatës, vetëm disa ditë pasi ishte emëruar në postin e ud.drejtorit gjeneral nga Bordi i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj kishte ndërhyrë në Gjykatën e Apelit dhe kishte tërhequr padinë e RTK-së ndaj Arsim Halilit.

“Me këtë ndërhyrje ai i kishte shkaktuar RTK-se dëm financiar në vlerë prej 21 mijë euro mjete të cilat do të shkonin në llogarinë e Arsim Halilit”, thuhet në reagim.

Tutje, gjithmonë sipas sindikatës përveç dëmit financiar, me ndërhyrjen në Gjykatë Ahmetxhekaj e kishte pastruar dosjen e Arsim Hallilit e cila ishte pengesë per ta emëruar atë në postin e ud. zv. drejtorit gjeneral. Menjëherë pas eliminimit të kësaj pengese ai e emëron z. Halili ud.zv. drejtor gjeneral.

Arsim Halili ishte dënuar nga Komisioni diciplinor i RTK-së për fyerje të komunitetit LGBTI.

Sindikata e ka publikuar me dëshmi edhe vendimin e Antikorrupsionit.

Reagimi i sindikatës:

SINDIKATA E PAVARUR E RTK-SË

E konfirmon Antikorrupcioni: Rasti Ahmetxhekaj e Halili po hetohet nga Njësia e Veçantë e Hetimeve sipas autorizimit të Prokurorisë Speciale.

Prishtinë, 13.07.2022

Agjencia Antikorrupcion e ka njoftuar zyrtarisht kryetarin e Sindikatës së Pavarur të RTK-së, Fadil Hoxhën për vendimin lidhur me rastin Ahmexhekaj-Halili, rast i cili për tash e pesë muaj është denoncuar në njësinë e hetimeve në Antikorrupcion.

Të bashkangjitur e gjeni vendimin.

Në vendimin e AKK-së thuhet se rasti është duke u hetuar nga Njësia e Veçantë e Hetimeve sipas autorizimit të Prokurorisë Speciale, dhe i gjithë dokumentacioni i grumbulluar nga Antikorrupcioni i është dorëzuar prokurorisë.

Rasti ka të bëjë me ndërhyrjen në gjykatë të Shkumbin Ahmetxhekaj në janar të këtij viti, me çrast ishin krijuar favore, përfshirë ato financiare, për Arsim Halilin, në dëm të buxhetit të RTK-së.
Siç jeni në dijeni, vetëm disa ditë pasi ishte emëruar në postin e ud.drejtorit gjeneral nga Bordi i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj kishte ndërhyrë në Gjykatën e Apelit dhe kishte tërhequr padinë e RTK-së ndaj Arsim Halilit. Me këtë ndërhyrje ai i kishte shkaktuar RTK-se dëm financiar në vlerë prej 21 mijë euro mjete të cilat do të shkonin në llogarinë e Arsim Halilit.

Përveç dëmit financiar, me ndërhyrjen në Gjykatë z.Ahmetxhekaj e kishte pastruar dosjen e Arsim Hallilit e cila ishte pengesë per ta emëruar atë në postin e ud. zv. drejtorit gjeneral. Menjëherë pas eliminimit të kësaj pengese ai e emëron z. Halili ud.zv. drejtor gjeneral.

SPRTK në kohë kishte shprehur dyshimin se ky rast paraqet keqpërdorim të detyrës zyrtare, pasi që dy personat e perfshirë në hetim janë në krye te RTK-së, njeri drejtor gjeneral dhe tjetri ud.zv. drejtor gjeneral.

Arsim Halili ishte dënuar nga Komisioni diciplinor i RTK-së për fyerje të komunitetit LGBTI.
Për rastin e Arsim Halilit kishte lëshuar vendim edhe Keshilli i Mediave te Shkruara (KMShK) në të cilin ndër të tjera thuhet : Në postimin e Arsim Halilit ka gjuhë te papranueshme, madje denigruese ndaj komunitetit LGBTI.

Të bashkangjitur gjeni vendimin e plotë të KMShK-së.

COMMENTS

x