Anti-amerikanizmi është tradhëti kombëtare, mos e braktisni kurrë Amerikën

1 minute, 23 seconds Read

Nga Viktor Buzhala

Një like aksidentale e Ambasadës së Amerikës që ndodhi në postimin e Vuçiqit ku ai fliste për ç’njohjet e Kosovës, bëri bujë sot në Kosovë.

Të njëjtën kohë, një grumbull kastravecash si këpurdhat pas shiut mbinë duke e shajtë dhe kontestuar Amerikën.

Nuk vonoi shumë, like aksidental u hoq dhe Amerika e bëri të qartë që jo vetëm që e pëtkrah fuqishëm Pavarësinë e Kosovës, por e kundërshton çdo veprim për kontestim të saj.

Pra, nëse Vuçiq bën fushatë për ç’njohje tonën ai është veprim kontestues dhe Amerika e kundërshton.

Pse? Sepse ajo është sponzorizuesja kryesore e shtetit tonë. Pa të, nuk na hanë as qentë endacakë.

Është e frikshme rritja e frymës antianerikane tek ne, që po ndodhë me shpejtësi.

Pë mua, ata që bëjnë fushata të tilla janë duke i goditur direkt interesat jetike të Kosovës. Abtiamerikanizmi tek ne është i barabartë me tradhëti kombētare.

Ne i kemi Rusinë e Serbinë tek dera. Menx s’presin të na paketojnë e të na gjuajnë ne Bosfor a në brigjet e Afrikës. E vetmja garancë pse nuk e bëjnë këtë është sepse na mbron Amerika.

Vetëm po ndodhi një lëvizje më e vogla në veri, Bonstilli aktivizohet menjëherë dhe dërgon trupat ushtarake atje.

Prandaj, Amerikën e kemi garancë të ekzistencë sonë dhe nuk duhet ta braktisim asnjëherë. Po, aleancë edhe me Gjermani e Francë, faleminderit nga ata, por prej armiqve na mbron vetëm Amerika.

Publikime te ngjashme