fbpx

Anglia e fillon furrishëm botrorin Katar 2022, demolon kombetaren e Iranit

HomeLajme

Anglia e fillon furrishëm botrorin Katar 2022, demolon kombetaren e Iranit

Përfaqësuesja e Anglisë e ka filluar Kampionatin Botëror “Katar 2022” me një fitore të thellë ndaj Iranit me rezultat 6-2.

Që nga fillimi i ndeshjes anglezët ishin më dominues dhe më kërkues. Por për të parë golin e parë në ndeshje u desh të pritej minuta e 35-të, kur Luke Shaw asistoi bukur te Jude Bellingham i cili kaloi anglezët në epërsi falë një goli me kokë.

Dominimi i Anglisë vazhdoi dhe tetë minuta më vonë Bukayo Saka realizoi një gol të bukur falë asistimit me kokë nga Harry Maguire për 2-0.

Në minutën e parë shtesë nga 14 sa u akorduan në pjesën e parë, Raheem Sterling gjeti golin për 3-0 pas asistimit nga Harry Kane.

Me epërsinë e tre golave të Tre Luanëve përfunduan 45 minutat e para në këtë sfidë. Përfaqësuesja evropiane vazhdoi dominimin edhe në pjesën e dytë, kur në minutën e 62-të gjetën golin e katërt.

Raheem Sterling kësaj radhe asistoi për Sakan, me talentin e Arsenalin që realizoi një tjetër gol të bukur për 4-0.

Tre minuta më vonë Irani e gjeti golin e parë në këtë sfidë, kur pas një asistimi nga Gholizadeh, ishte sulmuesi i Portos, Taremi që realizoi për 4-1. Më pas ishe koha për golat e Marcus Rashford (71′) dhe Jack Grealish (90′).

Iranianët ia dolën që të shënojnë edhe golin e dytë në këtë takim, pasi Mehdi Taremi realizoi nga penalltia në minutën e 90+13-të.

Ndeshjen e ardhshme Anglia e zhvillon ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, derisa Irani përballet me Uellsin. /Telegrafi