fbpx

Analistja Luljeta Aliu “shpërthen” ndaj BE-së: “Kallne krejt, se na keni pshtetë për muri!”

HomeLajmeKosovë

Analistja Luljeta Aliu “shpërthen” ndaj BE-së: “Kallne krejt, se na keni pshtetë për muri!”

Analistja politike Luljeta Aliu, ka reaguar ashpër pas kërkesës së Bashkimit Evropian që Kosova të themelojë sa më parë Asociacionin dhe të shtyjë vendimin për targat, ndërsa serbët të kthehen në institucionet e Kosovës. Ajo ka thënë se BE-ja “le t’i mbajë për vete” kërkesat e saj, pasi rregullat në Kosovë, i bën vet Kosova.

Ajo ka akuzuar BE-në se po i jep dhurata Serbisë për interesa të veta, duke e copëtuar Kosovën.

“As asociacion sipas dizajnit të Beogradit, as shtyerje për targat ilegale sipas kërkesës së Beogradit, as policë të Kosovës të dirigjuar nga Beogradi. Mbajini për veti! Ligjet e Kosovës, rregullat në shtëpinë tonë i bëjmë ne.

Për çka dreqi u bo intervenimi në vitin 1999? Për Serbinë a për Kosovën? A po doni me joshë Serbinë? Jepni dhurata ju Serbisë për interesat e juaja, e jo me copëtu Kosovën veç pse keni nevojë me inkuadru Serbinë në BE. Boll na keni copëtu përgjatë historisë. E latë Kosovën qe 23 vjet pas luftës mu demoralizu tu mendu se nuk i del zot mo kërkush. Mirëpo, ka ende të atillë që nuk dorëzohen, siç nuk janë dorëzu 500 vjet as nën Perandori Osmane.

A po doni me kallë? Kallne krejt, se na keni pshtetë për muri. Nuk kemi çka me hup mo. Nuk na duhen vizat, se vijmë si refugjatë lufte”, ka shkruar Luljeta Aliu, në një postim në Facebook.