Ambasadori kosovar del i ekzaltuar pas takimit me Macron: Jam i pIotfuqishëm dhe fuqiplotë

HomeLajmeKosovë

Ambasadori kosovar del i ekzaltuar pas takimit me Macron: Jam i pIotfuqishëm dhe fuqiplotë

Ambasadori i Kosovës në Francë, Mehdi Halimi i ka dorëzuar presidentit të Francës, Emmanuel Macron letrat Kredenciale të emërimit të tij nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kjo është bërë e ditur nga vetë Ambasada e Kosovës në Francë përmes Facebook-ut.

Halimi sipas njoftimit dorëzoi letrat kredencialet në një ceromoni të organizuar nga Protokolli i Shtetit në pallatin presidencial Élysée, kështu njoftoi ambasada e Kosovës në Francë.

“Në një ceremoni të organizuar nga Protokolli i Shtetit, në pallatin presidencial Élysée, Ambasadori Halimi i dorëzoi Presidentit Macron Letrat Kredenciale të emërimit të tij nga Presidentja e Kosovës, Zonja Vjosa Osmani”, thuhet në njoftimin e ambasadës./kosovapost

Por, nuk ka munguar edhe reagimi i Ambasadorit Halimi i cili tha është ndjerë i “Plotëfuqishëm dhe Fuqiplotë”, pasi ka arritur që të dorëzojë letrat kredenciale të Vjosa Osmanit tek Presidenti Macron.

Kënaqësi, ndër dhe privilegj të dorëzoja Letrat Kredenciale të Presidentës tonë, Zonjës Vjosa Omani tek Presidenti Macron dhe të përfaqësoj kështu vendin tim, Republikën e Kosovës, në cilësinë e Ambasadorit të Plotëfuqishëm dhe Fuqiplotë në Francë”, ka shkruar Halimi.

COMMENTS

x