Connect with us

Kosovë

Ambasadori i ri amerikan mbërrin në Kosovë, nesër dorëzon letrat kredenciale

Published

on

Jeff Hovenier, ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka mbërritur në Kosovë.

Lajmi është konfirmuar nga i ngarkuari i deritanishëm me punë në këtë ambasadë, Nicholas Giacobbe përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter.

“Sot e mirëprita në Prishtinë ambasadorin e emëruar Jeff Hovenier. Ka qenë nder të shërbej si i Ngarkuar me Punë gjatë disa muajve të fundit”, shkroi Giacobbe në Twitter.

Hovenier pritet që nesër t’i dorëzojë edhe letrat kredenciale.

“Vazhdoni ta ndiqni Ambasadën e SHBA-së në Kosovë për përditësime mbi javët e para të Ambasadorit Hovenier, përfshirë ceremoninë e kredencializimit të tij nesër”, shkroi Giacobbe.

Hovenier është diplomat karriere i shërbimit të jashtëm amerikan, i cili ka qenë pjesë e stafit të të dërguarit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës.

Ditë më parë, ai është shprehur i lumtur që do të kthehet sërish për një mision në Kosovë.

Advertisement
Comments