fbpx

Ambasadori Hill ja bënë të qartë kërkesat e SHBA-së për dialogun: “Amerika e kërkon njohjen reciproke..”

HomeLajmeKosovë

Ambasadori Hill ja bënë të qartë kërkesat e SHBA-së për dialogun: “Amerika e kërkon njohjen reciproke..”

Ambasadori i SHBA-së, Christopher Hill, ka thënë se qëndrimi i SHBA-së është që dialogu të përmbyllet me njohje reciproke, megjithatë ka lënë të kuptohet se ka shumë punë deri të shkohet aty.

Kështu ka thënë diplomati amerikan kur është pyetur për kërkesën e kryeministrit Albin Kurti që dialogu duhet të përmbyllet me njohje reciproke.

Hill ka thënë se para se të arrihet tek çështja e njohjes, janë edhe disa çështje të tjera të rëndësishme që duhet diskutuar, duke listuar punën e energjisë në veri, të pagjeturit dhe duke e ritheksuar atë se cila do të jetë e ardhmja e serbëve në Kosovë.

“Mendoj se në përgjithësi, dialogu dhe BE e kanë bërë të qartë që synimi për normalizim të plotë, Amerika e kërkon njohjen reciproke. Por cilido që të jetë [synimi], ka shumë hapa të tjerë përmes të cilëve duhet kaluar. Unë mendoj që shumë e rëndësishme të shkohet përmes këtyre çështjeve. P.sh është çështja e energjisë që duhet të zgjidhet, që s’ka mirëkuptim edhe pse është afër. Kush e ofron energjinë, kush mbledh pagesat. Kjo është një çështje që duhet zgjidhet. Personat e zhdukur gjithashtu, është çështje tjetër që duhet të adresohet, sepse janë humbur shumë jetëra në konfliktin e Kosovës. Por edhe një çështje tjetër që e përmenda më herët është se cila është e ardhmja e serbëve në Kosovë”, ka thënë Hill.

x