fbpx

Ambasadori gjerman thotë se për vendimi për targat është legjitim, por ai dhe qeveria amerikane janë të zhgenjyer me ngutinë e qeverisë!

HomeLajmeKosovë

Ambasadori gjerman thotë se për vendimi për targat është legjitim, por ai dhe qeveria amerikane janë të zhgenjyer me ngutinë e qeverisë!

Lidhur me çështjen e targave të automjeteve, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde tha se hapat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, janë në drejtim të duhur.

“Por më duhet të them se ne si BE dhe si përfaqësues të Quint-it, nga fillimi kemi thënë se masat e Qeverisë së Kosovës janë legjitime, se këto targa duhet të ndërrohen dhe nga fillimi i verës kemi thënë se duhet të parashihnim një proces që do të zgjaste 12 muaj”, tha ambasadori Rohde, duke theksuar se e gjitha është legjitime, por të ketë një fazë tranzitore prej 12 muajsh.

“Kjo edhe për shkak të zbatimit administrativ”, shtoi

Më tej ai tha se propozimet mund të merren ose mund të mos merren.

“Nëse nuk merren, mund të ketë eksalim të situatës e ajo çfarë nuk na duhet tani është eskalimi i situatës”, tha ambasadori gjerman në Kosovë. Sipas tij, ka shumë procese, prandaj dëshirohet që këto masa të zbatohen, dhe kjo nuk duhet të ndërpriste procese të tjera politike.

“Natyrisht që jam i zhgënjyer, e jo vetëm unë por edhe qeveria amerikane, sepse besojmë se këtë proces duhet ndërprerë në mënyrë artificiale që në fund në Kosovë, duhet të vlejë apo jo se a do të ketë vetëm targa të Kosovës apo jo”.

Ambasadorit të Gjermanisë iu rikujtua se në Kosovë flitet çdo ditë se ka shumë marrëveshje të nënshkruara, e që nuk i zbaton Serbia, kurse vazhdimisht kërkohet nga Kosova t’i zbatojë ato, siç është Asociacioni. Në lidhje me këtë, ambasadori gjerman tha se nuk është këtu të tregojë se çfarë dhe kur duhet të bëjë Qeveria.

“E kemi thënë qartë se çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, duhet të zgjidhet bazuar në Kushtetutën e Kosovës”, tha ai, duke rikujtuar se e di që ka analistë që pretendojnë se me këtë, po krijohet një Republikë Serbe në Kosovë.

“Nuk është qëllimi ynë, por ka disa marrëveshje që duhet të zbatohen, por në kuadër të Kushtetutës dhe se ndryshe as nuk duam që ta zbatojmë”, tha ai. “Por ka një marrëveshje që duhet zbatuar e kjo vlen edhe për targat e veturave”.