fbpx

Ambasadori britanik falënderon deputetët e Kosovës që nderuan me një minutë heshtje mbretëreshën Elizabeth II

HomeLajmeKosovë

Ambasadori britanik falënderon deputetët e Kosovës që nderuan me një minutë heshtje mbretëreshën Elizabeth II

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka falënderuar deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët në seancën e sotme nderuan më një minutë heshtje mbretëreshën Elizabeth II.

Ky veprim sipas ambasadorit pasqyron marrëdhëniet e mira mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

“I jam shumë mirënjohës Kuvendit për gjestin e tyre dashamirës që pasqyron marrëdhëniet tona të ngushta dhe të ngrohta”, ka shkruar Abbott në Twitter.

Ndryshe, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha në seancën e sotme se mbretëresha Elizabeth II, ishte mike e madhe e Kosovës dhe kombit shqiptar.

“Të gjithë u pikëlluam nga ndërrimi jetë i mbretëreshës Elizabeth II. Po konsideroj që është e nevojshme që ta nderojmë këtë mike të madhe, të fuqishme të Republikës së Kosovës dhe kombit shqiptar me një minutë heshtje. U prehtë në paqe”, u shpreh ai.

x