Ambasada e Japonisë në Kosovë, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook, pas vrasjes së ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe.

Ambasada japoneze thotë se janë të pikëlluar nga vdekja e ish-kryeministrit, teksa shtoi se Abe nisi Iniciativën e Bashkëpunimit të Ballkanit Perëndimor për të promovuar paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Ngushëllimet që kemi marrë sot janë dëshmi e marrëdhënieve tona të forta miqësore ndërmjet Japonisë dhe Kosovës, për të cilat zoti Abe dha një kontribut të madh”, thuhet në reagim.

Kujtojmë se ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, u vra sot nga një person gjatë një fjalimi që ishte duke e mbajtur.