Ambasada franceze: Franca e mbështet plotësisht Kosovën në luftën kundër korrupsionit

0 minutes, 58 seconds Read

Pas përparimit të Kosovës për 17 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ambasada e Francës në Kosovë ka thënë se ky është një lajm i mirë.

Në një postim në Facebook, nga kjo ambasadë kanë thënë se Franca e mbështet plotësisht Kosovën në luftën kundër korrupsionit,.

“Lajm i mirë. Kosova shënon progres duke u ngjitur 17 vende në krahasim me vitin e kaluar në indeksin e perceptimit të korrupsionit. Duhet vazhduar këtë progres. Franca e mbështet plotësisht Kosovën në luftën e vazhdueshme kundër korrupsionit”, thuhet në postim.

Kosova ka shënuar përparim të lehtë në luftën kundër korrupsionit, duke u vlerësuar me 39 pikë – tri më shumë sesa vitin e kaluar – në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021, të përpiluar nga organizata ndërkombëtare, Transparency International.

Një vit më parë Kosova kishte 36 pikë.

Publikime te ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *