fbpx

Aliu i reagon ashpër Mulliqajt rreth deklaratës së tij për serbet: “Komplet i rrjedhur nga trutë…”

HomeLajmeKosovë

Aliu i reagon ashpër Mulliqajt rreth deklaratës së tij për serbet: “Komplet i rrjedhur nga trutë…”

Analistja politike Luljeta Aliu, i ka reaguar kryetarit të PSD-së Dardan Molliqajt, për deklaratën e tij rreth trajtimit të serbëve në veri, që sipas Molliqajt nga ngjashmëri me atë se si Millosheviqi trajtonte shqiptarët në Kosovë gjatë viteve 90-ta.

Ajo ka thënë se duhet të jesh “komplet i rrjedhur” të bësh krahasime të tilla, përcjell Bota sot.

Sipas saj, serbët në Kosovë gëzojnë privilegje më shumë se asnjë pakicë tjetër në botë.

“Duhet të jesh komplet i rrjedhur nga trutë të krahasosh pozitën e sotme të pakicës serbe në Kosovë me atë të shqiptarëve nën regjimin e Millosheviqit. Komplet i rrjedhur.

Privilegjet që ka pakica serbe në sistemin politik e shoqëror të Kosovës nuk i gëzon asnjë pakicë tjetër në botë”, ka shkruar Aliu në një postim në Facebook.

Molliqaj ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të ketë kujdes që të mos rrëshqasë në pozicione fashiste kur merret me serbët e veriut. Ai ka theksuar seka ngjashmëri trajtimi i serbëve të veriut me trajtimin e shqiptarëve nga regjimi i Millosheviqit.

“Problemi në veri nuk mund të trajtohet me përdorimin e forcës dhe fuqisë. Mënyra si e kemi trajtuar problemin e veriut kohëve të fundit dhe serbëve në veri, unë mendoj se ka rrezik dhe ka ngapak ngjashmëri me qysh na ka trajtu neve Millosheviqi”, ka deklaruar Molliqaj.