Aliu i konfirmon parregullsitë në tenderin 16 milionësh, e fton prokurorinë ta hetojë

HomeLajmeKosovë

Aliu i konfirmon parregullsitë në tenderin 16 milionësh, e fton prokurorinë ta hetojë

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu është pyetur sot në Kuvend për Raportin e Auditimit të brendshëm për tenderin 16 milionësh, ku dyshohet se ka pasë parregullësi.

Aliu ka theksuar se do të bashkëpunojnë me hetuesinë e prokurorinë.

‘’Për tenderin të cilin po flisni, parregullsitë i kemi marr nga ankesat e operatorëve. Ankesat kanë qenë të bazuara dhe këtë raport e kam inicu vet bashkë me zv.ministrin. Ka tregu që ka paregullsi dhe e marrim shumë seriozisht dhe e ftojmë prokurorinë. Jemi të gatshëm dhe e kemi bërë gati materialin me u marr pikërisht për këtë çështje‘’, ka thënë ai.

‘’Jemi shumë të vendosur me i shku kësaj pune deri në fund. Është pikërisht ky raport i auditimit që është inicu dhe është ndal ai proces. Ka prodhu edhe atë serinë e sulmeve mediatike që ka qenë ndaj meje. Por sa i përket sulmeve e atyre ne nuk e kemi problem atë punë, kemi me u marr me hetuesinë e prokurorinë”.

COMMENTS

x