Alim Rama, jep dorëheqje nga pozita e anëtarit të KQZ-së

1 minute, 14 seconds Read

Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama ka dhënë dorëheqje nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Lajmin e ka konfirmuar për Demokracia.com këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina.

“Presidentja është informuar lidhur me dorëheqjen e z.Alim Rama nga pozita e anëtarit në KQZ. Pas kësaj, Presidentja ka marrë vendim për lirim të tij nga detyra dhe në ditët në vijim, bazuar në afatet ligjore do të bëhet zëvendësimi i anëtarit në KQZ”, tha ai.

Ndryshe një ditë më parë, Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës tha se janë bërë gati tre muaj që kur anëtari i KQZ-së, Alim Rama, ka papajtueshmëri ligjore në ushtrimin e këtij mandati, për shkak të emërimit në pozitën e Sekretarit Organizativ në LVV.

“Po bëhen gati tre muaj që kur anëtari i KQZ-së, Alim Rama, ka papajtueshmëri ligjore në ushtrimin e këtij mandati, për shkak të emërimit në pozitën e Sekretarit Organizativ në LVV. Pra, po bëhen tre muaj që kur Presidentja është duke toleruar një situatë të kundërligjshme. Edhe muaji janar, i përmendur si kohë e fillimit të ushtrimit të mandatit nga Rama – sado që kjo është absurde – po kalon. Kësisoj, vetë Presidentja po kryen shkelje duke mos përmbushur obligimet ligjore për zëvendësimin e tij”, kishte shkruar Cakolli në Facebook.

Publikime te ngjashme