“Aleatë të Hashim Thaçit e duan LDK-në në qeveri me PDK-në”, profesori zbulon ‘taktikat’ e Abdixhikut me aderimet e reja!

6 minutes, 24 seconds Read

Kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur ditë më parë që në partinë e tij është anëtarësuar ish deputetja e LVV-së dhe PSD-së, Shqipe Pantina.

Shqipe Pantina nga sot është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ajo i bashkohet shtëpisë sonë politike si një profesioniste me përvojë të shquar në jetën publike.

Shqipja ka shërbyer për dy mandate si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Para angazhimit politik, ajo ishte pjesë e shoqërisë civile, sikurse dhe konsulente në projekte të ndryshme ndërkombëtare me organizata prestigjioze si USAID, BE, OSBE, NDI, IFES e IREX”, ka shkruar Abdixhiku për Pantinën.

Natyrisht ajo që zgjoi debat ishte që ky është anëtarësimi i dytë pas lëvizjes së fundit nga deputetja Kica – Xhellili.

E në lidhje me anëtarësimet e fundit në LDK në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori Enver Bytyçi.

Image

Enver Bytyçi

Ai u shpreh se në parti politike ndodhin këso lëvizje, duke cekur lëvizjen e ditësh një deputet nga Partia së Lirisë nga Shkodra i cili iu bashkua Edi Ramës.

Profesori thotë që kjo është kjo një përpjekje e kryeministrit të Shqipërisë që të marrë bashkinë e Shkodrës më 14 maj.

Dmth kur një deputet i Listës Guxo apo Vetëvendosjes në pushtet ikën e shkon të LDK, PDK apo AAK, është e sigurt se ky (kjo) deputet nuk siguruar në partinë ku është privilegjet që ka ëndërruar”, shpjegon tutje profesori.

Në vendet e te partitë me mentalitet të vjetër ndodh gjithmonë që një deputet ose një personalitet i një partie të kalojë te një parti tjetër. Në Shqipëri para pak ditësh një deputet i Partisë së Lirisë nga Shkodra iu bashkua Edi Ramës. Është kjo një përpjekje e kryeministrit të Shqipërisë që të marrë bashkinë e Shkodrës më 14 maj.

Dhe është interesant se kryetarët e partive që marrin deputetë të partive të tjera kënaqen, mburren, e shesin këtë si aftësi të tyre. Në fakt derisa këto fenomene ndodhin në vendet e varfëra, atëherë gjithccka vjen për shkak korrupsionit politik. Dmth kur një deputet i Listës Guxo apo Vetëvendosjes në pushtet ikën e shkon të LDK, PDK apo AAK, është e sigurt se ky (kjo) deputet nuk siguruar në partinë ku është privilegjet që ka ëndërruar. Shpesh herë zhgënjehen deputetët dhe përfaqësues të tjerë të partive. Sepse hyjnë në parti ose në listën e deputetëve me pritshmëri të lartë për karrierën politike, ose për t’u pasuruar. Kur kjo nuk arrihet, ata zhgënjehen dhe më pas hakmerren”, thotë ai.

Profesori më tej, thekson që Pantina apo Kica nuk janë tregues i demokracisë në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Lëvizjen e deputetëve në vendet tona të brishta nga pikëpamja demokratike e shoh si shenjë hakmarrje në funksion të zhgënjimit ndaj pritshmërive. Dhe njerëz, politikanë të tillë ka kudo, në çdo vend. Ndërsa në vendet e demokracive funksionale ata ikin nga politika dhe merren me profesionin, në vendet tona me demokraci të deformuar partish ndërrojnë partitë. Pantina apo Kica nuk janë tregues i demokracisë në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Partia Politike nuk sfidon me alternativën e trafikut të politikanëve e të deputetëve. Partitë politikë fitojnë më alternativën e programeve, sjelljes politike, moralit dhe konsekuencës politike”, shprehet profesori.

Fakti që VV dhe Lista Guxo nuk janë shqetësuar aq shumë nga kjo lëvizje drejt LDK-së dëshmon se mazhoranca është e qëndrueshme

Tutje, profesori shprehet që nëse LDK apo ndonjë tjetër parti e mbështet suksesin e saj politik te trafiku i politikanëve, kjo dëshmon dobësinë e saj, duke shtuar që është e pamundur opzita e sotme të rrëzoj qeverinë aktuale.

Nëse LDK apo ndonjë tjetër parti e mbështet suksesin e saj politik te trafiku i politikanëve, kjo dëshmon dobësinë e saj, pamundësinë dhe paaftësinë e saj për të dëshmuar suporioritet në forma të tjera të ndershme e më legjitime. Janë partitë në pushtet ato që në përgjithësi në vendet jo demokratike të mirëfillta joshin deputetë të opozitës të trafikohen në interes të tij. Sidomos kur kanë nevojë për vota parlamentare. Kjo ndodh rëndom në Tiranë. Ndërsa pushteti në Prishtinë është ruajtur nga ky fenomen. Nuk kemi parë që ndonjë deputet i opozitës të joshet e të shkojë te grupet parlamentare të mazhorancës.

Fakti që VV dhe Lista Guxo nuk janë shqetësuar aq shumë nga kjo lëvizje drejt LDK-së dëshmon se mazhoranca është e qëndrueshme. Për pasojë nuk ka shanse që ajo të rrëzohet e të vijë në pushtet zoti Abdixhiku apo zoti Krasniqi. Që kjo qeveri e sotmja të rrëzohet nga presioni i opozitës, këtë e shoh të pamundur. Thjesht për faktin se mazhoranca e sotme në Kuvendin e Kosovës nuk varet nga aktorë politikë të llojit Lista Srpska, siç janë varur disa qeveri të pas-pavarësisë në Kosovë. Parlamenti i Kosovës është i konsoliduar në dy raportet e tij pozitë-opozitë. Por nëse ndodh që të rrëzohet qeveria, atëherë është vetë kryeministri që e rrëzon atë, duke dhënë dorëheqjen dhe kërkuar votëbesimin. Kjo e ccon vendin në zgjedhje të parakohshme në 45 ditë”, thotë profesori.

LDK e ka shumë të vështirë të dalë para Vetëvendosjes

Duke vazhduar në bised e sipër, profesori shprehet lëvizjet kanë lidhje me rrëzimin e qeverisë.

Pas zgjedhjeve ende nuk dihet saktësisht se kush e merr qeverisjen e vendit. LDK e ka shumë të vështirë të dalë para Vetëvendosjes. Edhe nëse Vetëvendosja do të kishte rrjedhje votash. Por kjo rrjedhje nuk e ccon Vetëtvendosjen si parti të dytë. LDK duket se ka një projekt afat-gjatë për të bërë diversion te Lista Guxo. Unë besoj se qëllimi është që këtë parti ta detyrojë t’i bashkohet Lidhjes Demokratike, por jo të asgjësojë qeverisjen e sotme. Ky objektiv i zotit Abdixhiku mund të funksionoje, por jo në terma afatmesme. Duhen disa vite. Kësisoj nuk besoj se lëvizjet kanë lidhje me rrëzimin e qeverisë”, nënvizon ai.

Në fund, profesori thotë që ndryshimi i mazhorancës me trafik deputetësh, nuk e çon zotin Abdixhiku domosdo në krye të ekzekutivit të Kosovës.

Nga ana tjetër me kë do të vinte në pushtet LDK, nëse rrëzohet qeveria e sotme?! Me PDK-në? Unë e shoh se jo pak aleatë të Hashim Thaçit e duan Lidhjen Demokratike në qeveri me PDK-në. Por për mendimin tim nëse ndodh kjo, LDK duhet të llogarisë të zbresë në nivelet e 7-8 përqind. Shumica dërmuese e anëtarëve të LDK-së bëjnë me faj Isa Mustafën që e denigroi parinë me dashurinë e tij të pakthyeshme me emrin PDK e Hashim Thaçit. Kjo e identifikoi LDK-në me një parti “hajdute” pa qenë e tillë. Ndërkohë, dihet se PDK është parti e dytë në zgjedhjet parlamentare dhe ndryshimi i qeverisë pa zgjedhje, pra ndryshimi i mazhorancës me trafik deputetësh, nuk e çon zotin Abdixhiku domosdo në krye të ekzekutivit të Kosovës”, përfundoi Bytyçi për “Bota sot”.

Publikime te ngjashme