fbpx

Albulena Haxhiu vjen me informata të reja mbi rastin e Astrit Deharit

HomeLajmeKosovë

Albulena Haxhiu vjen me informata të reja mbi rastin e Astrit Deharit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur sot përpara mediave lidhur me rastin e Astrit Deharit.

Ministrja e Drejtësisë ka pohuar se vdekja e Astrit Deharit ne Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ditën e 5 nëntorit 2016, i përket rrethanave të dyshimta.

Ajo ka deklaruar se zhvillimet që kur ka ndodhur ngjarja e deri më sot, kanë bërë që të ketë dyshime mbi veprimin e institucioneve, raporton Indeksonline.

“Kur ka ndodhur ky rast ka pasur veprime të ndryshme dhe situata që na bëjnë neve të kemi dyshime mbi mënyrat se si kane vepruar institucionet” deklaroi ministrja e Drejtësisë.

Haxhiu shtoi se ekziston edhe dyshimi se rasti është tentuar të manipulohet.

“Arsyeja përse inspektorati ka vlerësuar këtë si problem është sepse në raportin e parë të kryeinspektorit thuhet se po bëhet inspektim i jashtëzakonshëm, duke e cilësuar rastin si vetëvrasje, duke tejkaluar kështu kompetencat ligjore sepse kryeinspektori i Ministrisë së Drejtësisë nuk ka të drejt që të cilësojë nëse është vrasje apo vetëvrasje” deklaroi ministrja Haxhiu.

Ajo shtoi se në raportin e dytë, të dalur disa ditë pas raportit të parë, thuhet se po bëhet fjalë vetëm për inspektim të vdekjes.

Haxhiu pohoi se Ministria e Drejtësisë nuk është kompetente për të trajtuar rastin, por që ka kërkuar inspektim të detajuar të trajtimit të rastit.

“Që nga marrja e detyrës nga zyrtare të ndryshëm, kemi pranuar informata të ndryshme lidhur me përfshirjen e personave të ndryshëm në këtë rast. Ministria e Drejtësisë do të jetë pranë institucioneve për gjithçka që ata kërkojnë.”/Indeksonline

x