fbpx

Albulena Haxhiu nuk tregonte kaq ndjeshmëri kur burri i saj bënte thirrje për vrasjen e Kadri Veselit

HomeLajmeKosovë

Albulena Haxhiu nuk tregonte kaq ndjeshmëri kur burri i saj bënte thirrje për vrasjen e Kadri Veselit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha mbrëmë se do ta raportojë në polici një person, i cili është tallur me postimin ku ajo njoftonte se i ka shkuar në zyrë një prind, që i kishte treguar se kishte pasur një tentim dhunim ndaj vajzës së tij 14-vjeçare dhe se i dyshuari ndodhet në liri.

Ajo e shpërndau postimin e tij dhe tha se personat e tillë duhet të ndiqen penalisht.

“Personat e tillë që tentojnë të tallen me fëmijët e dhunuar, duhet të ndiqen penalisht dhe qysh nesër do ta raportoj në polici!”, shkroi Haxhiu.

Ministrja Haxhiu me të drejtë mund të jetë revoltuar me postimin e pashije dhe të pahijshëm të qytetarit, por ndjeshmëri kaq të lartë ajo s’ka treguar në të kaluarën kur bashkëshorti i saj bënte postime. Në rrjetet sociale kanë filluar të shpërndahen postime të Alban Krasniqit.

Në një prej postimeve, ai bënte thirrje për vrasjen e ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli.

“Pastë dorën e marrë ai që të marrtë në shenjë”, shkruante Krasniqi në vitin 2016

x