fbpx

Qeveria e bëri atë që e tha ditë më parë, ua ndal pagën arsimtarëve grevist

HomeLajmeKosovë

Qeveria e bëri atë që e tha ditë më parë, ua ndal pagën arsimtarëve grevist

Mësimdhënësve kosovarë që kanë hyrë në grevë sot në xhirollogaritë e tyre nuk u ka dalë paga e përmuajshme.

Këtë e ka konfirmuar Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati në një konferencë për mediave përcjell Demokracia.com.

“Fillimisht më duhet të ju njoftojë se sa i përket ekzekutimit të pagave sot është bërë dhe llogaritja e listës së pagave merr kohë dhe zakonisht ky proces fillon në mes të muajit. Greva e deklaruar nga SBASHK dhe BSPK ka krijuar nevojën që të riprocesohen edhe përllogaritjet për ato organizata buxhetore pra që ndikohen nga greva e shpallur, sipas nenit 18 paragrafi 1 detyrimi i  punëdhënësit për të paguar punëtorin gjatë kohës sa është në grevë pezullohet, ne edhe kemi bërë kërkesë nga organizatat buxhetore që të përditësojnë listat e tyre pra të bëjnë përditësimet e nevojshme. Meqenëse përditësimi i listave të pagave nuk është bërë me kohë nga këto organizata buxhetore ka qenë e pamundur që të procesohet edhe me pagat e tyre në ditën e sotme. Bëhet fjalë që për shkak të vonesave nuk ka arritur të procesohet lista e pagave.”, ka thënë Murati.

Murati ka akuzuar Sindikatën e Arsimit se ka nisur grevën në gusht, përderisa mësimdhënësit janë në pushim.

“Komunat na kanë thënë se stafi janë në pushim, dhe nuk janë në grevë. Kanë marrë pjesë në testin e arritshmërisë, dhe është deklaruar edhe Universiteti i Prishtinës ngjashëm”, theksoi Murati.

“Pra, SBAShK-u ka marrë vendim për grevë në kohën kur mësimdhënësit janë pushim”, deklaroi Hekuran Murati.

Ministri i Financave ka akuzuar SBAShK-un edhe se ka pasur diskrepancë në shuma të mëdha parash në raportet e saj financiare, në një sulm të paprecedent tjetër ndaj Rrahman Jasharajt dhe sindikatës së punëtorëve të arsimit.

Sipas tij, mësimdhënësit dhe punëtorët e tjerë të sektorit publik që grevuan do t’i kenë nga 90 euro më pak për shkak të grevës gjashtë-ditëshe.

x