fbpx

Alban Hyseni hap dyert e komunës për qytetaret e Gjilanit për të dëgjuar hallet e tyre!

HomeKosovë

Alban Hyseni hap dyert e komunës për qytetaret e Gjilanit për të dëgjuar hallet e tyre!

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka hapur dyert e komunës për të dëgjuar nga afër hallet e gjilanasve.

Hyseni, i cili është në muajin e dytë të qeverisjes, tha se këtë po e bën për të mbajtur premtimin e dhënë qytetarëve të Gjilanit.

“Kemi premtuar afërsi, respekt e angazhim maksimal për qytetarët, andaj sot i filluam takimet e para me ta, ku i dëgjova e mirëkuptova të gjitha nevojat, shqetësimet dhe kërkesat e tyre”, ka thënë Hyseni.

Ai ka premtuar se në bazë të mundësive që ka komuna, me seriozitet maksimal do të trajtojë çdo problem të qytetarëve.

“Me qëllim të informimit të drejtpërdrejtë me problemet, me të cilat ballafaqohen qytetarët, si dhe marrjes së propozimeve të tyre për zgjidhjen e çështjeve të ngritura, e që janë kompetencë e ekzekutivit komunal, kjo metodë e komunikimit dhe bashkëpunimit do të vazhdojë të ndiqet edhe në të ardhmen”.

COMMENTS

x