fbpx

Alarmon Spahiu: “Situata nuk është e mirë, mund të ketë luftë!”

HomeLajmeKosovë

Alarmon Spahiu: “Situata nuk është e mirë, mund të ketë luftë!”

Analisti Nexhmedin Spahiu lidhur me lajmin se serbët pas takimit të sotëm në Zveçan janë larguar nga institucionet e Kosovës, thotë se kjo nuk është mirë dhe se ka mundësi që të ketë luftë.

Ai për Kosova Post ka thënë se kjo situatë nuk është aspak e mirë dhe se mund të presim përshkallëzim të konfliktit.

“Nuk është një situatë e mirë, sinqerisht nuk e prisja të vinte deri këtu, por tani mund të presim përshkallëzimin e konfliktit dhe nuk përjashtohet që të ndodhë një luftë”, thotë Spahiu.