fbpx

Alarmi nga Gjermania: Personat që erdhën nga Kosova, më të prekurit me koronavirus

HomeLajmeKosovë

Alarmi nga Gjermania: Personat që erdhën nga Kosova, më të prekurit me koronavirus

Ambasada e Kosovës në Gjermani, ka publikuar raportin e ‘Robert Koch Institut’, në të cilin thuhet se në katër javët e kaluara në territorin e Gjermanisë nga Kosova kanë ardhur 608 persona të infektuar me COVID 19, shkruan Syri.net Kosova.

Të gjithë këta shtetas tanë (me shtetësi të Kosovës, me shtetësi të dyfishtë apo me shtetësi të Gjermanisë) që kanë qëndruar në vendlindje paraqesin numrin më të lartë të të infektuarve që janë kthyer në Gjermani pas pushimeve. 

(Pasuar nga Serbia me 227 persona, Turqia 166, Bosnja e Herecegovina 105 etj.).

Në reagim apelohet që të kenë kujdes gjatë pushimeve në Kosovë dhe të zbatoni udhëzimet e Institut Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Reagimi i plotë:

https://www.facebook.com/embassyrks.germany/posts/3229791867098784

COMMENTS

x