fbpx

Al Jazeera shkruan se e dyshuara e sulmit të stambollit e lëshoi çantën me eksploziv që shpërtheu disa minuta pasi u largua

HomeLajmeBota

Al Jazeera shkruan se e dyshuara e sulmit të stambollit e lëshoi çantën me eksploziv që shpërtheu disa minuta pasi u largua

Gazetarja e Al Jazeera-s, Sinem Koseoglu duke raportuar nga rruga Istiklal në Stamboll tha se tre të dyshuar thuhet se ishin të përfshirë në shpërthim.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan “përmendi se i dyshuari kryesor (në incident) është një femër”, tha Koseoglu, duke shtuar se zyrtarët besojnë se ajo është një anëtare e Partisë – së jashtëligjshme – të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

Koseoglu tha se dyshuara raportohet se lëshoi një çantë me eksplozivë në mes të rrugës të mbushur me civilë, dhe shpërtheu disa minuta pasi ajo u largua, transmeton Telegrafi.

“Nga burimet e mia mësova se dy të dyshuarit e tjerë janë dy djem shumë të rinj që kanë lindur pas vitit 2000”, shtoi gazetarja.

Në anën tjetër, në rrjetet sociale ka qarkulluar një video e cila tregon momentin e shpërthimit, derisa u dhanë indikacione që burimi i shpërthimit mund të jetë një çantë e lënë në një stol.

Ndryshe, nga sulmi i së dielës në sheshin Taksim të Stambollit kanë mbetur të vdekur gjashtë persona dhe 81 të tjerë janë lënduar.