Connect with us

Kosovë

Aksion i njësisë anti-drogë në rajonin e Dukagjinit, arrestohen shtatë persona

Publikuar

me

Njësi të shumta policore janë parë sot në rajonin e Dukagjinit.

Kjo për shkak se në disa lokacione të ndryshme, Policia e Kosovës është duke zhvilluar aksion të gjerë që ka të bëjë me hetimin e narkotikëve.

Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë, zyrtarët policor tashmë kanë arrestuar shtatë persona të dyshimtë.

Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga Prokurori i rastit, Ersan Qarolli.

Nga ky aksion janë bastisur lokacione të shumta dhe janë sekuestruar pajisje e gjësende të ndryshme.

Aksioni është duke vazhduar, ndërsa nuk janë dhënë detaje shtesë lidhur me zhvillueshmërinë.

Reklama