Aksident tragjik me 3 viktima dhe 3 të lënduar në Rrugën e Arbrit, dy prej viktimave janë vëllëzërit Dehari!

0 minutes, 50 seconds Read

Si pasojë e aksidentit të rëndë të ndodhur pak minuta më parë në afërsi të “Urës së Gjoricës”, kanë ndërruar jetë 3 persona dhe janë plagosur 3 të tjerë.

Në reagimin e saj, policia njofton se të plagosurit kanë qenë pasagjerë në automjete.

Albeu mëson se dy prej viktimave janë Kujtim dhe Murat Dehari, vëllezër, ndërsa të tre të tjerë të plagosur janë transportuar në spital.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë / Informacion paraprak

Rreth orës 18:15, në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, në vendin e quajtur ‘Ura e Gjoricës’,  janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe për pasojë kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasit K.I., dhe M.I. si dhe ka humbur jetën në spital shtetasja L.I.

Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital shtetaset  F.I., K.M., dhe shtetasit M.L., E.L.,  pasagjer në automjete.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po punon zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Publikime te ngjashme